Lajme

Çitaku: Kosova ju pret, çlirimtarë

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 15 September 2026

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka publikuar një mesazh, ku ka përshkruar atmosferën dhe mbështetjen e qytetarëve për ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë.

Ajo ka shkruar se rrugëve të Hagës ka takuar të rinj e të reja, të moshuar, gra e fëmijë, të cilët ishin të veshur me simbolet e UÇK-së.

Në fytyrat e tyre sheh gjithçka njëkohësisht: buzëqeshje, frikë, ankth, shpresë e besim. Një pritje e madhe. Një peshë që ndihet në ajër. Por mbi të gjitha, besim në drejtësi”, ka shkruar Çitaku.

-Advertisement-

Në fund të postimit, ajo ka përcjellë një mesazh për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Kosova ju pret, çlirimtarë”, ka shkruar Çitaku.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy