Lajme

Dakaj: Kosova po i pret çlirimtarët, historia e UÇK-së nuk mund të dënohet

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 15 September 2026

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke theksuar se, historia e luftës çlirimtare nuk mund të zhbëhet nga një aktgjykim.

“Çlirimtarët i përkasin Kosovës për të cilën luftuan. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë dhe do të mbeten çlirimtarë”, ka shkruar Dakaj.

Ai i ka lidhur emrat e tyre dhe të mijëra luftëtarëve të tjerë me historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në postim, Dakaj shprehet se një vendim që ai e konsideron të padrejtë nuk mund ta rishkruajë historinë e luftës dhe të sakrificës së popullit të Kosovës.

-Advertisement-

“Asnjë gjykatë, asnjë aktakuzë dhe asnjë vendim i padrejtë nuk mund ta rishkruajë historinë e tyre e të një populli që e pagoi lirinë me gjak”, ka shkruar ai.

Dakaj ka bërë thirrje që qytetarët të ngrenë zërin në mbrojtje të asaj që ai e cilëson të vërtetën e luftës çlirimtare.

“Ata luftuan kur Kosova kishte nevojë për guxim. Ata qëndruan kur liria kërkonte sakrificë. Sot, ne duhet të qëndrojmë kur e vërteta kërkon zë”, thuhet në postimin e tij.

Sipas Dakajt, karakteri çlirimtar i luftës së UÇK-së është pjesë e historisë së Kosovës dhe nuk mund të zhbëhet përmes një vendimi gjyqësor.

“UÇK-ja është historia që nuk mund të dënohet dhe e vërteta që nuk mund të burgoset!”, ka shkruar ai.

Postimin e ka përmbyllur me shpresën se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë: “Nëse do të ketë drejtësi ndërkombëtare, luftëtarët e UÇK-së do të jenë të lirë dhe do të kthehen faqebardhë në Kosovë! Kosova po i pret çlirimtarët.”

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy