Mali i Zi ndalon mishin e skaduar nga Brazili për në Kosovë, kërkon bllokimin e importit
Autori: Gazeta inFokus
15:31 | 15 September 2026
Dogana në Malin e Zi ka parandaluar transitin drejt Kosovës të tre kontejnerëve me mish të ngrirë viçi me origjinë nga Brazili, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se afati i përdorimit të produktit ka skaduar.
Sipas njoftimit të Qeverisë së këtij vendi, autoritetet dyshojnë se etiketat origjinale ishin hequr dhe zëvendësuar me të falsifikuara, të cilat tregonin një afat të ri përdorimi.
Rasti është zbuluar në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të mallrave në Njësinë Doganore të Portit të Tivarit, ku autoritetet malazeze kanë ndaluar vazhdimin e transitit të tre kontejnerëve me mish të ngrirë viçi, të destinuar për tregun e Kosovës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, kontejnerët ishin të destinuar për një blerës nga Kosova, të identifikuar në njoftim me inicialet A….ShpK.
Autoritetet kanë konstatuar se kontejnerët janë marrë nën mbikëqyrjen doganore.
Gjatë kontrollit të mëtejshëm në një frigorifer në Portin e Tivarit, doganierët kanë konstatuar se punëtorë të angazhuar nga një kompani nga Kosova dyshohet se kishin hequr etiketat origjinale të vendosura mbi produktet.
Autoritetet malazeze kanë bërë të ditur gjithashtu se po hetohet nëse produktet e kompanisë nga Kosova mund të kenë arritur te subjekte të tjera afariste në Mal të Zi.
Sipas të dhënave që kanë në dispozicion autoritetet, një numër i subjekteve afariste në Mal të Zi që merren me përpunimin e mishit furnizohen me produkte nga personi juridik nga Kosova, i përmendur në njoftim.
Për këtë arsye, institucionet kanë nisur verifikime për të përcaktuar të gjitha faktet relevante dhe përmasat eventuale të shpërndarjes së mallit.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...






























