Lajme

Policia me bilanc të ngarkuar në 24 orët e fundit: 13 të arrestuar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 15 September 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit, gjatë këtyre orëve janë regjistruar 35 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 36 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet derisa në kuadër të aktiviteteve policore, janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 143 tiketa trafiku, ndërsa 13 persona janë arrestuar.

-Advertisement-

Po ashtu, 8 persona janë ndaluar, ndërsa 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. Sipas statistikave, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor./Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy