Lajme

“Duhet të kthehet ligjshmëria” – PDK e dërgon në Kushtetuese vendimin për formimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 15 September 2026

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar vendimin e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re.

Pas dorëzimit të kërkesës, deputetët e PDK-së, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, kanë dhënë detaje para mediave për pretendimet e partisë së tyre.

Tahiri tha se nga Gjykata Kushtetuese kanë kërkuar trajtimin e çështjes së votimit të Qeverisë, si dhe vendosjen e një mase.

-Advertisement-

“Duhet t’i vendoset masa dhe të kthehet ligjshmëria nga Gjykata”, deklaroi Tahiri.

Ai paralajmëroi se PDK-ja do t’i sfidojë në Kushtetuese edhe vendimet e tjera që konsideron se bien ndesh me Kushtetutën.

“Secilat vendime ne do t’i sfidojmë në Gjykatë Kushtetuese, sepse është shumë e rëndësishme që vendi të kthehet në binarë kushtetues”, tha ai.

Ndërkaq, Përparim Gruda konfirmoi se objekt i kërkesës është vendimi i Kuvendit për ekzekutivin e ri.

“Kemi kontestuar vendimin e Kuvendit për formimin e Qeverisë”, deklaroi Gruda.

Sipas tij, tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë pretendimet e PDK-së për shkeljet që, sipas kësaj partie, janë bërë gjatë procesit të formimit të institucioneve./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy