Mustafa: Jam takuar me Kurtin për ta diskutuar platformën time për zhbllokimin institucional
Autori: Gazeta inFokus
23:57 | 14 September 2026
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka thënë se është takuar me kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta diskutuar platformën e tij.
Mustafa ka propozuar një “Koalicion të Normalitetit” mes Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe komuniteteve joshumicë.
Mustafa në “Interkativ” të KTV-së ka thënë se me Kurtin është takuar në ditët e fundit.
Personalisht kam pasur takim të rëndësishëm, të gjatë e të frytshëm me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ditëve të fundit. Krejt lidhur me platformën që kam shpalosur. Ndoshta jo të gjitha detajet që sot lexohen”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se kanë nisur negociatat dhe ka nisur njohja me idenë e tij. E ai pret që ditët në vazhdim t’i jepet mundësia për këtë marrëveshje.
Ai ka thënë se mundësia më e mirë për një marrëveshje koalicioni është mes Vetëvendosjes dhe PDK-së.
Në platformën që Mustafa e shpalosi në Facebook të hënën, ka propozuar që presidenti t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa posti i kryeministrit dhe Kuvendi t’i takojnë Vetëvendosjes
PDK-ja ka dërguar të hënën në Gjykatën Kushtetuese, konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa pritet ta dërgojë të martën në Kushtetuese edhe zgjedhjen e Qeverisë Kurti 4.
“Politika është instrumenti më i rëndësishëm i një vendi. Unë po thërras instrumentin politik me përdor për të mirë. Pushimi që të jep Kushtetuesja, nuk e heq instrumentin politik prej rendit të ditës…Nuk e hjek mundësinë për takime e thirrje të tryezës nga kryeministri Albin Kurti për t’u ulur e të bisedohet gjerë e gjatë për mënyrën si të ecim e të dalim nga ky ngërç“, tha Mustafa.
Ai ka thënë se Kurti e ka pritur mirë dhe ka pasur takim të gjatë.
“Ka qenë takim i kënaqëshëm si takim i parë. Pres që z. Kurti ta bëjë ftesën e radhës. Të më ftoj mua e të merremi vesh si të lëvizim tutje”, tha Mustafa

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...

































