Lajme

“Të mos pajtohesh me Thaçin është normale, por t’ia urosh dënimin e vdekjen…” Reagimi i fortë i Genc Prelvukajt

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 14 September 2026

Këngëtari Genc Prelvukaj ka bërë një reagim të gjatë lidhur me gjuhën dhe qëndrimet ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe “krahut të luftës”, duke thënë se kundërshtimi politik është krejtësisht normal, por jo urrejtja, ofendimet dhe urimet për dënimin apo vdekjen e tyre.

Prelvukaj ka shkruar se në një sistem demokratik është normale që dikush të mos jetë pajtuar politikisht me Thaçin, të mos ketë votuar për të apo të ketë pasur preferenca të tjera partiake.

“Ka qenë tërësisht normale kur dikush nuk është pajtuar politikisht me Hashim Thaçin. Nuk ka votuar për të sepse nuk e ka bindur për të qeverisur. Ka pasur preferenca tjera partiake. Sepse sistemi demokratik e ka standardizuar këtë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Por Prelvukaj thotë se situata është krejt tjetër kur kundërshtimi kalon, sipas tij, në urrejtje të plotë ndaj Thaçit dhe krahut të luftës.

Ai përmend ofendimet, sharjet ndaj familjarëve, mallkimet, propagandën, shpifjet dhe krijimin e imazheve të montuara me qëllim poshtërimi.

Prelvukaj ka shkuar edhe më tej, duke pretenduar se një urrejtje e tillë buron nga familje të lidhura me ish-sistemin serb.

“Je fëmijë i rritur në familje spiunësh të ish-sistemit serb. Prindërit nuk ta kanë thënë, ta kanë mbajtur të fshehur, por t’i kanë krijuar rrethanat për të menduar në atë mënyrë”, ka shkruar ndër të tjera Prelvukaj.

Sipas tij, një gjuhë e tillë ndaj njerëzve që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës nuk mund të justifikohet.

“Sepse transmetimi i kësaj poshtërsie ndaj njerëzve që sakrifikuan çdo gjë për lirinë e popullit, për asnjë arsye tjetër nuk justifikohet”, ka përfunduar Prelvukaj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy