Lajme

Gazetarja Era Berisha rrëfen bisedën me vajzën e Jakup Krasniqit: “Jemi në ankth..”

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 14 September 2026

Vajza e Jakup Krasniqit në ankth para vendimit të Hagës: “Shpresoj që nga e mërkura të flasim për lajme të mira”

Gazetarja Era Berisha ka ndarë një bisedë me Gresë Krasniqin, vajzën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohet në Hagë, Jakup Krasniqi.

Berisha ka treguar se kishte pritur të bisedonte me Gresën për “Marshin për Liri”, emocionet dhe mbështetjen e madhe që u pa në Prishtinë, por një fjali e saj e kishte prekur veçanërisht.

-Advertisement-

“Era, jemi në ankth, në pritje të vendimit që do të merret të mërkurën. Shpresoj që nga e mërkura e tutje do të bisedojmë për lajme të mira”, citohet të ketë thënë Gresë Krasniqi.

Gazetarja ka shkruar se kjo deklaratë e ka prekur, duke reflektuar mbi pritjen e gjatë dhe ankthin me të cilin janë përballur familjet e ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne numërojmë seancat. Ata numërojnë ditët pa njerëzit e tyre”, ka shkruar Berisha.

Ajo tregoi se nuk kishte dashur ta pyeste më tej Gresën, por vetëm t’i uronte atë që, sipas saj, po e pret edhe Kosova.

“Veç ia urova atë që ajo edhe e gjithë Kosova po e presim: që pas së mërkurës, biseda jonë e radhës të jetë vërtet për lajme të mira”, përfundoi Berisha./GazetaInfokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy