Lajme

Kurti pret në takim ambasadorin britanik

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 14 September 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në takimin që u zhvillua një ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re, kryeministri Kurti u përgëzua për arritjet e deritanishme në drejtim të formimit të institucioneve. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves dhe shprehi mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin e saj.

U diskutua për rëndësinë e stabilitetit institucional, për aktualitetin, sikurse edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks thellimin e bashkëpunimit në ekonomi, digjitalizim dhe teknologji të informacionit, mbrojtje, energji, luftimin e dezinformimit etj.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy