Begaj vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe
Autori: Gazeta inFokus
18:10 | 14 September 2026
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo ishte vizita e parë e një Presidenti të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila rikonfirmoi angazhimin e dy vendeve për forcimin e mëtejshëm të partneritetit Shqipëri–EBA, të orientuar drejt së ardhmes.
Begaj u prit nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin dhe miqësinë e treguar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022.
Në takim u shpreh vullneti i përbashkët për të avancuar më tej agjendën e bashkëpunimit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për të shfrytëzuar potencialet reale për zgjerimin e tij në fusha me interes të ndërsjellë.
Presidenti Begaj theksoi se lidhjet politike, ekonomike dhe njerëzore ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të forcohen më tej, veçanërisht me hapjen e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë.
Bashkëpunimi ekonomik dhe investimet përbënin një nga shtyllat kryesore të diskutimeve. Duke vlerësuar forcimin e këtij partneriteti, Presidenti Begaj u shpreh për zgjerimin e investimeve dypalëshe dhe për një angazhim edhe më të madh të investitorëve emiratas në Shqipëri, veçanërisht në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjikë.
Presidentët e dy vendeve diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin shumëpalësh dhe sfidat ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë prioritete të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe zhvillimin.
Gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidenti Begaj zhvilloi gjithashtu takime me Lartësinë e Tij Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, si dhe me Lartësinë e Tij Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, Zëvendëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kryetar i Gjykatës Presidenciale.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...

































