Lajme

Sekretari Rutte komenton zhvillimet që pritet të ndodhin të mërkurën: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 14 September 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se “KFOR-i është në Kosovë për të kontribuuar në stabilitet dhe paqe”, pasi u pyet nga një gazetar i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve për zhvillimet në vend të mërkurën, kur pritet të shpallet aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rutte tha në një konferencë për media në selinë e NATO-s në Bruksel se KFOR-i “është aty” pavarësisht “se çfarë lajmesh mund të vijnë”.

“KFOR-i është aty. KFOR-i është aty për t’u siguruar që NATO-ja të vazhdojë të kontribuojë në stabilitet dhe paqe. Dhe kjo duhet të bëhet ndër vite, siç e dini, duke mundësuar zhvillim të rëndësishëm ekonomik dhe gjithashtu shoqëror. Dhe kjo është tashmë, për më shumë se dy dekada, një mjedis i sigurt dhe i qëndrueshëm për të gjithë njerëzit e Kosovës. Kjo vlen edhe sot, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të vijnë këtë javë ose në periudhën e ardhshme, por edhe sa i përket zotimit afatgjatë për paqe dhe siguri në Kosovë”, tha ai.

-Advertisement-

Rutte tha se “gjithashtu, kur bëhet fjalë për angazhimin tonë afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Kosovë, ai do të vazhdojë”.

“Kjo nënkupton vlerësimin e vazhdueshëm se cili është konfigurimi më i mirë i KFOR-it dhe se si mund të përshtatet më së miri me situatën konkrete. Dhe kjo është Kosova, por natyrisht që ka ndikim edhe në të gjithë rajonin”, tha ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy