Nuk i dorëzoi 105 euro të gjetura nga udhëtarja në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit
Autori: Gazeta inFokus
16:52 | 14 September 2026
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin me pagesë të një zyrtari policor që shërben në Stacionin Policor Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas një komunikate për media të IPK-së, institucioni ka pranuar më 14 shtator një rast të referuar nga Policia e Kosovës, “lidhur me dyshimin për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor me detyrë Stacionin Policor Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’”.
“Sipas informatave fillestare të siguruara gjatë hetimit, më 9 shtator 2026, një punonjës i aeroportit kishte raportuar humbjen e një shume parash (105 eurosh)”, thuhet në komunikatë.
IPK ka bërë të ditur se, gjatë veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, është konstatuar se paratë ishin gjetur nga një udhëtare, shtetase e Kosovës me banim në Gjermani, e cila më pas ia kishte dorëzuar ato një zyrtari policor.
“Pas pranimit të rastit, IPK ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sigurimin dhe administrimin e informatave dhe provave fillestare”, thuhet në komunikatë.
“Bazuar në shkresat e pranuar për këtë rast, zyrtari policor ka pranuar se kishte marrë paratë, por ato nuk i kishte dorëzuar dhe trajtuar në pajtim me procedurat ligjore dhe institucionale të parapara për raste të tilla”, njofton IPK.
Sipas shkresave të përmendura nga IPK-ja, zyrtari policor më vonë i kishte vendosur paratë në kutinë e donacioneve të një organizate bamirëse në Aeroport.
“Duke vlerësuar ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm dhe me qëllim të sigurimit të kushteve të nevojshme për zhvillimin e papenguar të hetimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë të zyrtarit policor”, thuhet në komunikatë.
IPK ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë në drejtim të veprave penale “Përvetësimi në Detyrë” dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

T� tjera
-
Sot vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe...
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...

































