Lajme

“Ngjarje tektonike”, Reuters raporton për aktgjykimin e së mërkurës ndaj ish-krerëve të UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 14 September 2026

Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë të mërkurën aktgjykimin në çështjen ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Reuters transmeton Gazeta Infokus, Prokuroria ka kërkuar dënime prej 45 vjetësh burgim për Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit, të cilët përballen me akuza që përfshijnë përndjekje, vrasje, torturë dhe zhdukje të detyruar gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999.

Thaçi dhe të bashkëakuzuarit i kanë mohuar akuzat. Mbrojtja e ish-presidentit ka argumentuar gjatë procesit se ai nuk kishte kontroll mbi komandantët e zonave të UÇK-së dhe se nuk ekzistojnë prova që e lidhin drejtpërdrejt me krimet e pretenduara.

-Advertisement-

Prokuroria, sipas Reuters, pretendon se më shumë se 100 kundërshtarë politikë dhe persona të konsideruar bashkëpunëtorë të forcave serbe u vranë gjatë një fushate që, sipas pretendimeve të saj, kishte për qëllim sigurimin e kontrollit politik mbi Kosovën.

Shpallja e aktgjykimit pritet të nisë të mërkurën në orën 10:00 në Hagë.

Reuters i kushton rëndësi të veçantë edhe pasojave që mund të ketë vendimi për Kosovën, duke vlerësuar se rezultati i procesit mund të reflektohet në zhvillimet politike në vend, marrëdhëniet me Perëndimin dhe raportet me Serbinë.

Analisti Agon Maliqi, i cituar nga Reuters, e ka përshkruar aktgjykimin si një “ngjarje tektonike” për Kosovën. Sipas tij, një vendim lirues mund të ndikojë në balancat politike në vend, ndërsa një vendim fajësues mund të ketë pasoja në raportet e Kosovës me Perëndimin dhe në tensionet ndëretnike.

Edhe nëse Thaçi lirohet nga akuzat në këtë proces, ai mund të mos dalë menjëherë nga paraburgimi. Ndaj tij zhvillohet edhe një proces tjetër lidhur me pretendimet për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve, ku Prokuroria ka kërkuar dënim prej gjashtë vjetësh burgim.

Thaçi i ka mohuar edhe akuzat në këtë rast.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy