Lajme

Vendimi i Speciales: Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së prej ditësh në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 14 September 2026

Familjarët e ngushtë të katër ish-krerëve të UÇK-së ndodhen prej disa ditësh në Hagë, në pritje të shpalljes së verdiktit përfundimtar që pritet të jepet të mërkurën.

Nga Haga gazetarja e Klan Kosova, Rina Mujku, e cila bëri të ditur se familjarët po zhvillojnë vizitat me katër ish-krerët e UÇK-së, ndërsa shpresojnë që këto të jenë vizitat e fundit.

“Kemi informacion se vetëm familjarët e ngushtë të katër ish-krerëve të UÇK-së ndodhen prej ditësh në Hagë. Kemi edhe informacione se familjarët po kryejnë vizitat e tyre, siç edhe ata po shpresojnë se këto do të jenë vizitat e fundit”, tha mes tjerash Mujku.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy