Lajme

Musliu: Ajo që ndodhi dje ishte maskaradë politike, Kurtin e shqetësoi “Marshi për Drejtësi”

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 14 September 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kritikuar kryeministrin e zgjedhur Albin Kurti, për mënyrën se si është konstituuar Kuvendi dhe se si është formuar Qeveria e udhëhequr nga ai.

Ajo e ka quajtur si maskaradë seancën e djeshme të Kuvendit, në të cilën janë zgjedhur nënkryetarët dhe është formuar kabineti i ri qeveritar.

Në zgjedhjen e nënkryetarëve ka munguar PDK-ja dhe Kuvendi nuk është kompletuar me të gjithë anëtarët e kryesisë, kurse te zgjedhja e Qeverisë, kanë munguar të tri partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca.

-Advertisement-

Por, sipas Musliut të PDK-së, Albin Kurti nuk shqetësohet nëse Kuvendi është apo jo i konstituuar.

“Nuk shqetësohet as nëse zgjedhja e tij si Kryeministër dhe formimi i Qeverisë së tij janë në përputhje me Kushtetutën. Ajo që e shqetësoi ishte “MARSHI PËR DREJTËSI”. Prandaj, ajo që pamë dje ishte një maskaradë politike, një përpjekje e dëshpëruar për ta zhvendosur vëmendjen dhe për ta mbytur zërin e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Por zëri i qytetarëve nuk mbulohet me maskarada. Drejtësia nuk heshtet. Dhe e vërteta nuk fshihet!”, ka shkruar Musliu në rrjetin social Facebook.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy