Lajme

Kurti para vendimit të Hagës: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, presim që ish-krerët të kthehen të lirë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 14 September 2026

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së parë të Qeverisë Kurti 4, ka përmendur edhe vendimin që pritet të merret nga Gjykata Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti përmendi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke thënë se e gjithë Kosova është në pritje të vendimit.

“Kosova në tërësi pret vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për drejtuesit e UÇK-së, Thaçin, Jakup Krasniqin, Selimin e Kadri Veselin”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ai theksoi se, sipas tij, lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare.

“Për ne është gjithçka e qartë. Populli i Kosovës, rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare, kundrejt një pushtuesi i cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, deklaroi Kurti.

Kurti shprehu shpresën që verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë, si dhe që ish-drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë, pranë familjeve të tyre.

“Besojmë dhe urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre e pranë familjeve”, tha Kurti.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy