Lajme

Bahtiri uron Kurtin: Vullneti i popullit fitoi

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 13 September 2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka uruar formimin e Qeverisë “Kurti 4”, duke e cilësuar votimin si fitore të vullnetit qytetar.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka pretenduar se përpjekjet e partive opozitare për ta penguar krijimin e institucioneve kanë dështuar.

“Urime Qeveria Kurti 4!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

“Bllokadat e opozitës ranë, bojkoti dështoi, vullneti i popullit fitoi!”, ka deklaruar deputeti i VV-së.

Në fund, Bahtiri ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke shprehur optimizëm për punën e Qeverisë së re.

“Qytetarë të dashur, faleminderit për përkrahje e na priftë e mbara bashkë gjithmonë!”, ka shkruar Bahtiri.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy