Lajme

Këta janë mbrojtësit e Jakup Krasniqit në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 15 September 2026

Veç edhe një ditë na ndanë nga vendimi final ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë aktgjykimin të mërkurën, në orën 10:00.ohen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për të gjitha pikat e aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, katërshja është deklaruar e pafajshme.

Ndërkaq, ekipet mbrojtëse të tyre, në fjalët përmbyllëse në Hagë, kanë kërkuar shpalljen e pafajësisë.

-Advertisement-

Klan Kosova ka rikthyer në vëmendje përbërjen e ekipeve mbrojtëse të secilit prej ish-krerëve të UÇK-së.

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi mbrohet nga Venkateswari Alagendra, e cila është mbrojtëse e tij.

Në ekipin e mbrojtjes së Krasniqit janë edhe Aiden Ellis, Viktor Bejeshu dhe Shiamala Alagendra Khan, në cilësinë e bashkëmbrojtësve.

Mbrojtja e Krasniqit, në deklaratat përmbyllëse para trupit gjykues, ka kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat ndaj tij.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy