Musliu nga Kuvendi: Kosova është marrë peng nga një parti e cila veç mirëqenien e Kosovës nuk e ka në agjendën e saj
Autori: Gazeta inFokus
12:13 | 28 Gusht 2026
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, së bashku me kolegët e saj nga kjo parti, ka kërkuar nga salla e Kuvendit të Kosovës vazhdimin e seancës konstituive, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve, pa dallim partie, që të kthehen në Kuvend dhe ta përfundojnë procesin e konstituimit.
Musliu ka kritikuar situatën aktuale politike në vend, duke thënë se Kosova është “marrë peng” nga një parti e cila, sipas saj, i ka vendosur ambiciet për pushtet mbi mirëqenien e qytetarëve.
Ajo ka deklaruar se qytetarët presin zhvillimin e politikave që do të mundësonin shërbime më të mira shëndetësore, punësim për të rinjtë dhe mbështetje për prindërit, bujqit, punëtorët dhe bizneset.
“Sot dua të flas për qytetarët që presin zhvillim të politikave për një shërbim më të mirë shëndetësor. Për prindërit që mezi e dalin muajin. Për të riun që kërkon një vend pune me meritokraci. Për bujkun, për punëtorin, për biznesmenin që lufton çdo ditë për ta mbajtur biznesin gjallë dhe me të drejtë pyesin: Çfarë po ndodh me vendin tonë?
Dhe përgjigjja është e thjeshtë dhe shumë e qartë. Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp. Kosova është marrë peng nga një parti e cila erdhi në pushtet me fjalë të mëdha. Kosova është marrë peng nga një parti e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë të mirëqenë ta keqpërdorë për ambiciet e veta për pushtet.
Kosova është marrë peng nga një parti e cila veç mirëqenien e Kosovës nuk e ka në agjendën e saj. Dhe kjo parti e ka lënë vendin sot pa institucione.
Kjo parti po luan me besimin tuaj, qytetarë të dashur, dhe po luan me durimin e një populli që ka duruar më shumë se ç’duhet. Por çdo durim e ka edhe një fund.
Kosova nuk mund të presë më. Nuk mund të presë që politikanë të papërgjegjshëm të qëndrojnë mbi ligj e Kushtetutë, ndërkohë që jeta e qytetarëve po shënon regres në çdo ditë dhe në çdo sferë”, ka thënë Musliu.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po tregon haptazi se e ardhmja e popullit dhe e shtetit të Kosovës nuk është më prioritet për të.
“Partia e cila i fitoi zgjedhjet e kaluara po tregon haptazi se e ardhmja e popullit dhe e shtetit të Kosovës nuk është më prioritet për të. Kjo situatë është e papranueshme dhe e patolerueshme, sepse politika nuk guxon të shërbejë për të ushqyer ambicie personale.
Politika duhet të vihet në shërbim të qytetarit dhe interesave shtetërore dhe kombëtare.
Prandaj sot, apeli im për të gjithë ata që kanë marrë mandat nga qytetarët, pa dallim partie, është: ejani në Kuvend. Ejani ta konstituojmë Kuvendin e ta fillojmë punën.
Kuvendi nuk është pronë e askujt. Kuvendi është i Kosovës dhe i qytetarëve të saj.
Në këtë Kuvend është vota e prindërve që ëndërrojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Është vota e pensionistit që shpreson se angazhimi ynë do të koncentrohet në zhvillimin e politikave përkatëse. Është vota e mërgimtarit që ëndërron rritjen e standardit të atdheut të tij.
Është vota e punëtorit, e mësuesit, e mjekut, e infermierit, e studentëve, zjarrfikësit, e bujkut, e fermerit e biznesmenit.
Në këtë Kuvend është edhe vota e ushtarit dhe e policit që e veshin uniformën çdo mëngjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën për sigurinë tonë dhe të vendit tonë”, tha Musliu.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...



































