“Kosova po pret”: Katër ditë para verdiktit në Hagë, Prishtina marshon për liri më 12 shtator
Autori: Gazeta inFokus
16:29 | 21 August 2026
Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton: KOSOVA PO PRET.
Ky marsh do të mbahet katër ditë para se të merret verdikti nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, në një konferencë për media, kanë shpalosur aktivitetet që do t’i paraprijnë dhe do ta pasojnë këtë marsh.
Hoxha tha se tash e 6 vite kjo platformë, bashkë me qytetarët kanë shfaqur kërkesën për gjykim të drejtë.
Dhe për 6 vite e kemi parë të gjitha aktakuzat e Prokurorisë kanë qenë të paqëndrueshme dhe janë rrëzuar një nga një. Por, 16 shtatori duhet të jetë përfundimi i kësaj sage të errët. Dhe ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre. Jo duke paragjykuar vendimin e drejtësisë dhe jo duke ndërhyrë në procesin gjyqësor, por duke e bërë të dëgjueshëm zërin qytetar për drejtësi, dinjitet, kujtesë dhe respekt ndaj historisë sonë”, tha ajo.
Hoxha tregoi se nga nesër fillojnë dy aktivitete, numërimi mbrapsht deri më 16 shtator dhe “Netët e lirisë”.
Aktiviteti i parë fillon nesër, në ora 10:00 në Prishtinë. Do të vendosim një countdoën – numërim mbrapsht, i cili do të numërojë kohën deri më 16 shtator, në ora 10:00, kur pritet seanca e fundit e përmbylljes së procesit në Hagë. I njëjti aktivitet do të jetë i shtrirë në të gjitha komunat e Kosovës. Çdo orë që kalon do të na kujtojë se Kosova po pret. Pret drejtësi. Pret dinjitet. Pret çlirimtarët të kthehen në shtëpinë e vet. Aktiviteti ynë i dytë, NETËT E LIRISË do të zhvillohet në shtatë zonat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Netët e Lirisë do të jenë net të kujtesës, të rrëfimit dhe të bashkimit mes brezave për rrugën e vështirë dhe sakrificat për liri”, shtoi ajo.
Ndërkaq, Ismail Tasholli ftoi të gjithë spektrin politik të Republikës së Kosovës t’i bashkohet këtij marshi.
I ftojmë të gjitha partitë politike shqiptare dhe liderët e 4 partive më të mëdha më vend, z. Kurti, z. Hamza, z. Abdixhiku, z. Gjini që të bëhen pjesë e Marshit për Liri. Kjo ftesë u drejtohet të gjithëve, pa përjashtim. I ftojmë këta të jenë të pranishëm dhe të kenë adresimin e tyre publik në Marshin për Liri. Jo për të bërë fushatë. Jo për të ngritur flamuj partiakë. Por për Kosovën, për lirinë, për të ardhmen”, tha ai.
Tasholli njoftoi se kjo platformë do të zhvillojë edhe një aktivitet në Hagë me diasporën shqiptare, më 16 shtator.
Më 16 shtator, kur vëmendja do të jetë e përqendruar në Hagë, “Liria ka Emër” do të organizojë aktivitet edhe në Hagë, së bashku me diasporën shqiptare. Nga Kosova deri në Hagë, mesazhi ynë do të jetë i njëjtë: KOSOVA PO PRET. Prandaj, nga nesër në sheshin e Prishtinës fillon numërimi mbrapsht. Nga 16 shtatori, Kosova më nuk do të jetë njësoj”, theksoi ai.

T� tjera
-
17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik
Më 17 nëntor 1994, para 32 vitesh, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, p...
-
Kryesia e Kuvendit shqyrton sot agjendën e seancës së radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Sipas njof...
-
Katër komisione parlamentare mblidhen sot
Katër komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje gjatë ditës së sotme n...
-
Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy të rinj nga Rahoveci
Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mërgatën shqiptare dhe Komunën e Ra...
-
Graboci dhe Lismiri lidhen me Prishtinën përmes një linje të re të autobusëve
Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë...
-
Moti sot me vranësira të shpërndara dhe me diell
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell...
-
Sot vendoset për fatin e Thaçit dhe të tjerëve në rastin e ndërhyrjes së pretenduar te dëshmitarët
Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret sot një aktgjykim tjetër në Hagë, këtë herë ...
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...

































