Lajme

Situata me zja*rret në Shqipër: 252 efektivë të FA në terren

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 21 August 2026

252 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar sot në terren, me mjete dhe kapacitete ajrore për shuarjen e zjarreve në vend.

Ministri i mbrojtjes Ermal Nufi bën të ditur se gjatë natës që lamë pas, efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.

Ndërkohë situata me zjarret në Shqipëri vijon të mbetet problematike, ku nga 9 vatra aktive gjatë ditës së sotme dy mbeten më problematike, ajo midis Gojanit dhe Gjegjanit në Pukë si dhe zjarret në malin e Dukatit në zonën e Shates.Advertisement

-Advertisement-

Në Gojan të Pukës përveç forcave nga toka po operojnë edhe 3 helikopterë nga ajri, por situata vijon të mbetet problematike për shkak te terrenit dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Në këtë zonë janë kryer edhe evakuime të banorëve që kanë banesat pranë vatrave të zjarreve. Edhe në malin e Dukatit, flakët e nisura që mbrëmjen e së enjtes kanë përparuar drejt majës së malit. Ne këtë zone po operojnë 40 efektive në terren si dhe dy avionë air-tracktor nga ajri. Lajmi i mirë nga kjo vatër është që nuk ka rrezik për banesat. Ndërkohë në vatrat e tjera në Dajt, Milot dhe Memaliaj, situatat janë më të përmirësuara.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy