“I shkaktoi frikë dhe pasiguri për jetën” – Gjykata jep detaje për dënimin e personit që kanosi Kurtin
Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 21 August 2026
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me aktgjykimin ndaj Kadri Xhemailit, i cili është dënuar me gjashtë muaj burgim për veprën penale të kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Gjykatës, Departamenti Special e ka pranuar si të ligjshme dhe të drejtë marrëveshjen ndërmjet Prokurorisë dhe të akuzuarit për pranimin e fajësisë.
Gjykata e ka shpallur fajtor Xhemailin dhe e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, dënim i cili duhet të ekzekutohet brenda 30 ditësh nga dita kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm.
Sipas aktgjykimit, Xhemaili e kishte kanosur publikisht dhe seriozisht Albin Kurtin, në atë kohë në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook.
“I akuzuari K.Xh. me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, në lidhje me punën apo me pozitën e tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, seriozisht dhe publikisht e kishte kanosur tani të dëmtuarin A.K., se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që, përmes rrjetit social facebook, nga profili i tij me emrin K.Xh., e ka kanosur të dëmtuarin, duke publikuar një koment me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij, me fjalët ‘Ah A. e meriton me ja shpue kryt por nejse i vjen reniedhe atij’, çka me këtë veprim, tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë”, thuhet në njoftimine gjykatës.
Përveç dënimit me burgim, Xhemaili është obliguar të paguajë 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për kompensimin e viktimave të krimit. Këto pagesa duhet të bëhen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
“Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 200€ si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 100€, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.Nëse konstatohet se ka pasur shpenzime tjera, Gjykata do të vendos me aktvendim të veçantë”.
Ndërkohë, Gjykata ka bërë të ditur se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit. “Kundër këtij Aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, nga dita e pranimit të Aktgjykimit”, njofton gjykata.

T� tjera
-
Artan Behrami: Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës!
Artan Behrami ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar vendimet...
-
Raportohet për dhun*imin e një gruaje në Graçanicë
Një rast i dhu*nimit është raportuar të ketë ndodhur të dielën në Graçanicë....
-
Ndalohen tre shtetas të Serbisë në Kamenicë, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë
Policia e Kosovës ka ndaluar tre shtetas të Serbisë, dy femra dhe një mashkul...
-
“Sonte ora ka ndryshuar, ka filluar një shekull i ri”, Rikthehet mesazhi i Hashim Thaçit i vitit 2007 në prag të aktgjykimit në Hagë
Në mëngjesin kur Hashim Thaçi pret aktgjykimin në çështjen e dytë ndaj tij në...
-
Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet
Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, pasi ka dalë nga shtëpia ...
-
Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë
Dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi të martën në mesdit...
-
17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik
Më 17 nëntor 1994, para 32 vitesh, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, p...
-
Kryesia e Kuvendit shqyrton sot agjendën e seancës së radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Sipas njof...
-
Katër komisione parlamentare mblidhen sot
Katër komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje gjatë ditës së sotme n...
-
Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy të rinj nga Rahoveci
Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mërgatën shqiptare dhe Komunën e Ra...
-
Graboci dhe Lismiri lidhen me Prishtinën përmes një linje të re të autobusëve
Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë...
-
Moti sot me vranësira të shpërndara dhe me diell
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell...































