Sveçla thotë se kanë gjetur ar*më në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut
Autori: Gazeta inFokus
16:42 | 20 August 2026
Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se kanë gjetur një arsenal armësh në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut.
Në Kalludër u gjetën tri varreza masive ku si rezultat i gërmimeve u identifikuan mbetjet eshtërore të 23 personave.
“Jemi këtu për të paraqitur rezultatet e një operacioni të suksesshëm që ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armatimi, municioni dhe pajisjesh ushtarake. Ky arsenal është gjetur në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, për të gjithë ne pikërisht aty ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri varreza masive në të cilat janë gjetur mbetje mortore të një 23 personave. Sekuestrimi dhe zbulimi i varrezave masive ka ardhur si rezultat i një hetimi intensiv të institucioneve tona, e cila i ka paraprirë shtrirja e sovranitetit të shtetit edhe në veriun e vendit tonë”, tha Sveçla.
Ai tha se armatimi i sekuestruar tash do t’i nënshtrohet ekzaminimeve.
“Armatimi që shihni sot para jush është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve të mundshme me rastet e hetuara, përfshirë edhe ekzaminimin e së paku 23 personave, por edhe rastet e tjera kriminale”./

T� tjera
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...
-
Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për ve...
-
“E turpshme dhe e papranueshme” – Vlora Çitaku reagon ashpër ndaj vendimit të Speciales për Thaçin
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
Hajredin Kuçi dënohet me 1 muaj burgim me kusht
Ish-zëvendëskryeministri Hajderin Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht...
-
Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim
Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të...
-
Isni Kilaj shpallet i pafajshëm
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Speciale. I njëjti do të l...
-
Specialja dënon me burgim Bashkim Smakajn
Gjykata Speciale e ka dënuar Bashkim Smakajn me 12 muaj burgim. Ai akuzohej ...
-
Thaçi dënohet edhe me 17 muaj të tjerë burgim për pengim të drejtësisë
Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, është dënuar edhe me 17 muaj burgim n...
-
Gjyqtari: Smakaj i përcolli udhëzime dëshmitarit Bislim Zyrapi
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Bashkim Smakaj u takua me dëshmitarin Bis...
-
Dy trena pasagjerësh përplasen në Pragë – dhjetëra të lënduar, disa në gjendje të rëndë
Dy trena pasagjerësh u përplasën pranë stacionit kryesor hekurudhor të Pragës...
-
Gjyqtari: Thaçi zbuloi informacione konfidenciale për gjashtë dëshmitarë
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi zbuloi informacione konfiden...



































