EFJ: Liria e medias në Kosovë ka shënuar përkeqësim
Autori: Gazeta inFokus
11:03 | 20 July 2026
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), të hënën, ka publikuar raportin për lirin e medias në Kosovë, pas një vizite dyditore në Prishtinë.
Në raport theksohet se ndonëse Kosova ka një peizazh mediatik pluralist, nivele të ulëta të dhunës fizike ndaj gazetarëve dhe një kuadër ligjor kryesisht të harmonizuar me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, liria e medias ka pësuar një rënie të qartë.
“Miratimi nga Kuvendi i një ligji për mediat – i cili më pas u shpall antikushtetues – dhe që do të rriste kontrollin politik mbi Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), financimi i pamjaftueshëm dhe presionet ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), si dhe shtimi i vazhdueshëm i sulmeve verbale dhe denigrimit të gazetarëve nga politikanët e partisë në pushtet, përmenden si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë vlerësim”, thuhet në raport.
Disa standarde të lirisë së mediave, sipas raportit, janë cenuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
“Si rezultat, nga një nivel i qëndrueshëm i lirisë së mediave në një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian vendi ka kaluar në një periudhë përkeqësimi gjatë tri viteve të fundit, e nxitur kryesisht nga faktorë politikë”.
Në raport ndër të tjera theksohet se Kosova është renditur në vendin e 84-të nga 180 shtete në Indeksin Botëror të Lirisë së Mediave të RSF-së për vitin 2026, duke shënuar rënie për 28 vende që nga viti 2023.
“Këto zhvillime e kanë cenuar trajektoren e mëparshme pozitive të Kosovës për lirinë e shtypit dhe zhvillimin e mediave që nga pavarësia e vendit në vitin 2008. Kjo e ka dëmtuar statusin e saj si një lider rajonal për lirinë e mediave në procesin e anëtarësimit në BE dhe prandaj nevojitet vullnet i vazhdueshëm politik për adresimin e kësaj situate”.
Një faktor kryesor që ka ndikuar në këtë raport, sipas EFJ-së, konkluzionet e organizatave pjesëmarrëse në mision është përkeqësimi i klimës për sigurinë e gazetarëve në Kosovë, veçanërisht për shkak të rritjes së nivelit të denigrimit verbal dhe stigmatizimit të profesionistëve të mediave nga politikanë të nivelit të lartë, shpesh nga radhët e partisë në pushtet, gjë që po ka ndikim toksik si në diskursin publik, ashtu edhe në sigurinë e profesionit.
Një shqetësim tjetër kyç, sipas raportit, lidhet me çështjet ende të pazgjidhura sa i përket financimit dhe pavarësisë së transmetuesit publik RTK, si dhe me akuzat për presione politike ndaj transmetuesit
Një çështje e tretë thelbësore, sipas raportit, mbetet pavarësia e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).
Një ligj i kontestuar për KPM-në, i miratuar nga Kuvendi në qershor të vitit 2024, u shfuqizua pasi u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në prill të vitit 2025. Delegacioni vlerëson se ndryshimi legjislativ do të kishte mundësuar kapjen e mundshme politike të rregullatorit të mediave në Kosovë.

T� tjera
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
-
‘‘Në asnjë moment’’ – EULEX mohon ‘‘fuqishëm’’ raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mohua...
-
Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë, kërkojnë dorëheqjen e rektorit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe Këshillat Studentorë t...
-
Veturat e Policisë ende me goma të verës? Ibishi: Sezoni nuk pret
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave për vetur...
-
Komandanti i KFOR’it Vergori në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, ka marrë pjesë në takimin e 14-të të S...
-
Nisma e re legjislative për ligjin për Specialen/ Bajraktari: Synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë
Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar lidhur me nismën e re ligjore sa i ëprke...
-
Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta,...
-
Incidenti jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
Jakup Krasniqi ka përfunduar edhe vizitën e tretë me radhë në shtëpinë e tij ...
-
IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për vak...
-
Mrekullia e kësaj vitamine për organizmin, ja përfitimet e jashtëzakonshme që mund të sjellë për shëndetin tuaj
Omega-3 është një nga përbërësit e rëndësishëm për organizmin e njeriut, pasi...
































