Zjarre të mëdha në Evropën Jugore, Franca, Spanja dhe Portugalia përfshihen nga flakët, mijëra hektarë të djegur
Autori: Gazeta inFokus
19:13 | 05 July 2026
Zjarre të fuqishme kanë përfshirë jugun e Francës, Spanjën dhe Portugalinë, duke djegur dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve për shkak të temperaturave të larta, thatësirës dhe erërave të forta.
Situata është bërë veçanërisht e rëndë pas valëve të të nxehtit që kanë goditur Evropën Jugore javët e fundit.
Në jug të Francës, në rajonin e Pirenejve Lindorë, një vatër zjarr ka djegur rreth 13.500 hektarë tokë që nga mbrëmja e së shtunës. Zjarri shpërtheu në një zonë malore të vështirë për t’u arritur pranë malit Kanigu. Rreth 700 zjarrfikës janë angazhuar në terren, të mbështetur edhe nga avionë dhe helikopterë.
Autoritetet franceze thonë se kushtet janë shumë të vështira për shkak të erërave veriperëndimore dhe temperaturave që në disa zona pritet të arrijnë deri në 40°C. Banorë të zonës janë evakuuar gjatë natës, ndërsa disa familje janë strehuar në ambiente të sigurta pas largimit nga shtëpitë e tyre.
Në Spanjë, një zjarr pranë zonës turistike të Costa Bravës ka djegur rreth 22.000 hektarë. Zjarri është vënë nën kontroll, por autoritetet paralajmërojnë se dita mbetet e vështirë për shkak të nxehtësisë së lartë dhe vatrave të shumta të tymit. Disa komunitete pranë zonës Girona kanë hequr kufizimet e lëvizjes dhe banorët janë lejuar të kthehen në shtëpi.
Ndërkohë, edhe në Portugali janë regjistruar vatra zjarri, të cilat janë pjesë e një sezoni të hershëm dhe të vështirë zjarresh në rajon.
Sipas autoriteteve franceze, shumica e zjarreve në këtë periudhë lidhen me aktivitetin njerëzor, por përhapja e tyre është nxitur nga thatësira dhe temperaturat ekstreme. Ministri i Brendshëm i Francës ka shprehur shqetësim për një sezon zjarresh që ka nisur më herët se zakonisht këtë vit.
/Top Channel/

T� tjera
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...































