Lajme

Fermeri detyrohet të hedhë qumështin në lum pas mbylljes së qumshtores Vita

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 04 July 2026

Fermeri  dhe veterani i UÇK-së, Tafë Çeku, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke derdhur qumështin Vita në lum, shkruan Gazeta Infokus.

Në reagimin e tij, Çeku shprehet i revoltuar me situatën, duke thënë se nuk po e derdh qumështin me dëshirë, por se është detyruar ta bëjë një veprim të tillë.

“Unë jo njëherë, por nuk e di sa herë kam qenë në gjendje ta derdh gjakun për lirinë e vendit. Nuk e kam derdhur gjakun rastësisht, e as qumështin nuk po e derdh rastësisht. Këtu ka padrejtësi të madhe. Këtu nuk po promovohet vlera e qumështit. Vita është 100 për qind produkt i Kosovës. Pasha gjakun që e kam dhënë dhe jam i gatshëm ta jap prapë, jam i betuar për atë që e flas”, është shprehur ai.

-Advertisement-

 

Fermerët në takim urgjent, kërkojnë rifillimin e grumbullimit të qumështit nga “Vita”

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy