Policia e Prishtinës sekuestron 7 ar*më realizon 170 urdhëresa gjyqësore
Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 08 June 2026
Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet operacionale gjatë javës së kaluar, duke realizuar gjithsej 170 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara.
Sipas policisë, nga numri i përgjithshëm i urdhëresave të ekzekutuara, 43 kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe procedura të tjera ligjore.
Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat përkatëse.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fusha të tjera të sigurisë. Gjatë së njëjtës periudhë janë sekuestruar shtatë armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe një sasi municionesh.
Ndërkohë, në kuadër të sigurisë në trafikun rrugor, policia ka shqiptuar 3,513 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga ky numër, 660 kundërvajtje janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe veturat e pajisura me radar mobil.
Policia e Rajonit të Prishtinës ka bërë të ditur se aktivitetet e saj do të vazhdojnë me qëllim të garantimit të rendit, sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit.

T� tjera
-
New Yorku shënon 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar, do ta festojë çdo vit pavarësinë e Shqipërisë
Qyteti i New York-ut do ta shënojë zyrtarisht çdo vit 28 Nëntorin si Ditën e ...
-
Gjeneral Jashari uron pjesëtarët e FSK-së: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital
Një përplasje zinxhirore në afërsi të Kemptthalit, mes Effretikonit dhe Winte...
-
Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta ...
-
Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marr...
-
Një person në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë
Një burrë në fshatin Ratkoc të Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur ...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi vazhdimisht ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës
Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për ngacmim të vazhdueshë...
-
Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Liria është amanet, mbrojtja e saj është detyrë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së ...
-
Gjendet i riu që ishte raportuar i zhdukur në Gjakovë
Një i ri nga fshati Dol i Gjakovës, i cili ishte raportuar i zhdukur nga nëna...
-
Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë për vjedhje të rënda
Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e vepr...
-
Arrestohet një person në Podujevë, ishte në kërkim policor
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Podujevë, pasi gjatë verifikimit ë...
-
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. Rasti ...
































