“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani flet shqip në videon me Action Bronson
Autori: Gazeta inFokus
10:23 | 02 April 2026
Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë për një moment simpatik gjatë takimit me reperin dhe kuzhinierin shqiptar, Arian Asllani, i njohur ndryshe edhe si Action Bronson.
Në videon që po qarkullon gjerësisht, Mamdani shihet duke provuar ushqime tradicionale shqiptare, ndërsa në një moment surprizon duke folur edhe shqip.
Teksa shijon gatimet e përgatitura nga Bronson, ai dëgjohet duke thënë: “Iu bëftë mirë”, një shprehje tipike shqiptare që përdoret gjatë vakteve.
Ky detaj i vogël, por domethënës, është pritur me shumë entuziazëm nga përdoruesit e rrjeteve sociale, veçanërisht nga komuniteti shqiptar, të cilët e kanë komentuar si një gjest respekti ndaj kulturës dhe traditës shqiptare.
Takimi mes Mamdanit dhe Action Bronson kishte në fokus kuzhinën shqiptare, ku reperi me rrënjë shqiptare prezantoi disa nga shijet tradicionale. Megjithatë, momenti kur kryetari i New York-ut foli shqip u bë një nga pjesët më të shpërndara të videos, duke e kthyer atë në një moment viral.
Ky episod tregon edhe një herë se si kultura shqiptare po gjen hapësirë në skenën ndërkombëtare, ndërsa gjeste të tilla të vogla ndihmojnë në promovimin e saj edhe përtej kufijve.

T� tjera
-
Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së ekstradimit me Suedinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ratifiki...
-
Kurti: Shqiptarët në Serbi arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Koalicioni Shqiptar në zgjed...
-
Kurti konstaton se “drejtësia s’është me të dobëtin”: Nesër para orës 18:00 i pres raportet për rastin e Arlinda Zekajt
Kryeministri Albin Kurti përmendi një raport që tha se po e pret nga Ministri...
-
Sot dita e 16-të e protestës, Rama fton sërish studentët për dialog
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me një tjetër ...
-
Nga kërcënimet te vrasja e Arlinda Zekajt, detajet e dosjes së Prokurorisë dhe zhvillimet e fundit
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxjerrë në pah nj...
-
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes mundësi për mjegull
Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndar...
-
Kuvendi mban sot katër mbledhje të komisioneve, në fokus AKI-ja dhe energjia
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamen...
-
Qeveria mban mbledhje, në rend dite 12 pika
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot, më 28 tetor, mbledhjen e radhës. Sipas ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt: Protestohet sot në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Tri ditë në arrati, lokalizimi në male dhe arrestimi i Albert Sylajt
Tre ditë pasi dyshohet se vrau ish-kunatën e tij, Arlinda Zekaj, policia ka a...
-
Arrestohet dorasi i Arlinda Zekajt
Policia e Kosovës ka arrestuar sonte Albert Sylajn, i dyshuari për vrasjen e ...
-
Shkoi te motra por s’i bënë zgjidhje, Albert Sylaj i ka minutat e numëruara nga arrestimi
Njësite të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, po realizojnë ak...

































