Lajme

Basha kërkon nga Shqipëria mbështetje “përballë agresionit të Serbisë” dhe “largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 18 Shtator 2025

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, si dhe zëvendësambasadoren Pranvera Teli.

Gjatë takimit, u diskutua edhe ideja e krijimit të një zyre ndërlidhëse mes kuvendeve të dy shteteve, e cila do të shërbente për informim të menjëhershëm të deputetëve mbi zhvillimet institucionale, shkëmbimin e qëndrimeve parlamentare për temat me interes të përbashkët, si dhe përditësimin me iniciativat dhe procedurat që kanë rëndësi për Kosovën dhe Shqipërinë.

Basha kërkoi mbështetje nga Tirana për t’i bërë ballë sfidave aktuale, duke theksuar se Kosova po përballet me një agresion të vazhdueshëm nga Serbia, në forma diplomatike, propagandistike dhe destabilizuese.

-Advertisement-

“Kosova ka nevojë për përkrahjen e shtetit shqiptar në skenën ndërkombëtare. Është e domosdoshme që Shqipëria, në takimet me partnerët e saj, të insistojë në largimin e masave të padrejta ndaj Kosovës dhe të mbështesë një qasje të drejtë e të barabartë për shtetin dhe qytetarët tanë,” deklaroi Basha./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy