Berisha: Rrëzimi i mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së tregon qëllimin djallëzor të Gjykatës Speciale
Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 16 Korrik 2025
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila sot ka refuzuar mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka vlerësuar se mënyra se si është hedhur poshtë ky mocion tregon, sipas tij, qëllimet politike dhe të njëanshme të kësaj gjykate, shkruan Gazeta Infokus.
“Sjellja e Gjykatës Speciale në këtë rast është e mjaftueshme për të kuptuar qëllimin djallëzor të saj. Me hapa të sigurt po ecën drejt realizimit të synimeve të Serbisë, bashkë me argatët e saj në Kosovë dhe ata që sponsorizuan këtë gjykatë,” ka shkruar ai.
Berisha ka kritikuar edhe qëndrimin e Shqipërisë, duke thënë se kishte pritur mbështetje më të fortë nga Tirana në arenën ndërkombëtare për të kundërshtuar narrativën që, sipas tij, u përdor për krijimin e kësaj gjykate. Ai e quajti reagimin e institucioneve shqiptare si “retorikë boshe patriotike”.
Sa i përket zhvillimeve brenda Kosovës, Berisha akuzoi qeverinë aktuale për bashkëpunim me Serbinë dhe për përkrahje të proceseve që, sipas tij, po dëmtojnë çliruesit dhe vetë shtetin.
“Dënimi eventual i Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij do të përbënte pikënisjen e zhbërjes së shtetit të Kosovës – një projekt për të cilin, sipas tij, po punojnë Serbia dhe qeveria kuislinge e Albinit,” përfundoi Berisha.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































