Lajme

Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës në Suharekë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 24 Qershor 2025

Një burrë nga Suhareka ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas lëndimeve që dyshohet se i kishte pësuar më 18 qershor gjatë punës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte rrëzuar në vendin e tij të punës dhe ishte dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Pas pesë ditësh në kujdes intensiv, më 23 qershor është konfirmuar se ai ka ndërruar jetë.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë.

-Advertisement-

Rrethanat e rastit janë duke u hetuar.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy