Lajme

Krasniqi: Katër muaj pas zgjedhjeve, LVV s’po lejon të materializohet vullneti i qytetarëve, Kurti i ka rreth 40 opsione

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 09 Qershor 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po zvarrit qëllimisht konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, partia në pushtet po mban të bllokuar institucionet, duke mos lejuar që të reflektohet vullneti politik i qytetarëve, i shprehur në zgjedhjet e fundit, shkruan Gazeta Infokus.

“Katër muaj pas zgjedhjeve, vendi vazhdon të jetë pa Kuvend funksional dhe pa qeveri të re. Verdikti i qytetarëve ishte i qartë – një shumicë e re parlamentare është formuar, por është pikërisht partia me mentalitet monist, Vetëvendosje, që po refuzon ta pranojë këtë realitet demokratik,” deklaroi Krasniqi.

-Advertisement-

Ai shtoi se “është kaluar çdo kufi i racionalitetit”, duke theksuar se “kjo tashmë nuk është vetëm politikë, por një tendencë për të mbajtur peng institucionet dhe për të pamundësuar formimin e qeverisë së re.”

Kreu i PDK-së vlerësoi se vendi ka nevojë urgjente për rikthim të funksionalitetit institucional:
“Ka shumë punë që presin për t’u bërë, shumë sfida dhe kërkesa të qytetarëve. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më.”

Ai kërkoi nga Albin Kurti që të tërheqë kandidaturën për kryetare të Kuvendit, pasi, sipas tij, “propozimi aktual nuk e ka shumicën, e as nuk do ta ketë në të ardhmen.”

Krasniqi përfundoi duke nënvizuar se zgjidhja është në dorën e Vetëvendosjes: “Ka mbi 40 mundësi, por i duhet vetëm një vendim politik për të mos e mbajtur më peng Kosovën.”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy