Lajme

Tahiri: VV-ja është shkaktare e bllokadës, presidentja duhet të ushtrojë presion për zhbllokim ose të shkojmë në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 04 Qershor 2025

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare, duke kërkuar që kjo parti të marrë përgjegjësinë dhe të reflektojë për situatën aktuale.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet të ketë reflektuar mbi këtë bllokadë, sepse shkaktar i saj janë ata. Kryetarin e Kuvendit e zgjedh shumica parlamentare – nuk bëhet fjalë për emra, por për krijimin e shumicës për të zgjedhur institucionet,” ka deklaruar Tahiri.

Ai ka kërkuar më shumë angazhim nga presidentja e vendit, duke e ftuar që të ushtrojë presion mbi partitë politike për të tejkaluar bllokadën, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Është në përgjegjësinë e presidentes që të veprojë dhe të vendosë presion, sidomos ndaj partisë së parë, për të hapur rrugë Kuvendit – ose të shkohet në zgjedhje të reja,” përfundoi ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy