Rizvanolli: Bisneset po ndjellin frikë tek qytetarët se nëse ne u’a rrisim çmimin atyre, ata do t’ua rrisin çmimet qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus
13:16 | 29 Maj 2025
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas protestës së organizuar nga bizneset kundër kalimit në tregun e lirë për furnizim me energji elektrike.
Në një konferencë për media, ajo u bëri thirrje bizneseve që të ulen në tryezë për dialog dhe të mos përdorin shantazh apo frikësim ndaj qytetarëve.
“Po ju bëj ftesë të gjitha bizneseve nga kjo foltore, pasi informatat nuk kanë arritur deri tek ju përmes odave. Ne jemi të hapur, unë personalisht çdo ditë jam e gatshme të ulem dhe të diskutoj me secilin prej jush për t’i adresuar brengat në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha Rizvanolli.
Ajo e quajti të papranueshme mënyrën e protestës së disa bizneseve, duke i akuzuar ato për instrumentalizim të punëtorëve, qytetarëve dhe mediave.
“Shantazhi, kërcënimi, instrumentalizimi i punëtorëve duke i nxjerrë në protesta, ndjellja e frikës te qytetarët se nëse ju rritet çmimi i energjisë, do t’ua rrisni edhe atyre – kjo jo vetëm që nuk është zgjidhje, por është plotësisht e papranueshme,” theksoi ministrja.
Deklarata e Rizvanollit vjen në kohën kur bizneset po kundërshtojnë zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, duke paralajmëruar se do të përballen me kosto të larta dhe se qytetarët do të jenë ata që do ta bartin këtë barrë financiare./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























