“S’besoj që investimet e biznesit tim ishin faktor vendimtar për njohje”” – Pacolli paralajmëron ambasadë në Nairobi
Autori: Gazeta inFokus
11:00 | 28 Mars 2025
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se njohja e shtetit të Kosovës nga Kenia është një ndër ngjarjet më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, duke e cilësuar si “njohjen më të rëndësishme nga kontinenti afrikan”.
Në një prononcim për BBC-në në gjuhën serbe, Pacolli ka paralajmëruar edhe hapjen e ambasadës së Kosovës në kryeqytetin kenian, Nairobi, transmeton Gazeta Infokus.
“Njohja nga Kenia është jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm në aspektin politik, por edhe si themel për një bashkëpunim të ardhshëm ekonomik mes dy vendeve,” ka deklaruar ai.
Pacolli shtoi se Kosova pritet të hapë së shpejti ambasadën e saj më të rëndësishme në Afrikë, përkrah përfaqësive të vendeve të tjera evropiane dhe rajonale.
Themeluesi i kompanisë ndërkombëtare Mabetex Group, me seli në Lugano të Zvicrës, e cila posedon hotele dhe prona luksoze nëpër botë, theksoi se njohja e Kenias nuk lidhet drejtpërdrejt me aktivitetet e tij afariste në këtë shtet.
“Grupi im tashmë ka investime të rëndësishme në Kenia, si në sektorin e turizmit ashtu edhe në infrastrukturë. Por nuk besoj se këto investime kanë ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e Kenias për të njohur Kosovën,” ka përfunduar Pacolli.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























