Konjufca thotë se opozita ishte agresive ndaj VV’së, por për këtë deklaratë “patriotike” në fushatë PZAP’ja e dënoi pesë mijë euro
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 10 Mars 2025
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, njëherësh edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, është ankuar se opozita ka qenë agresive ndaj subjektit të tij politik. Sidoqoftë, Konjufca përgjatë fushatës së zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkaku i një deklarate përçarëse që thumbonte partitë opozitare, ia kishte sjellë një dënim prej pesë mijë euro partisë së tij.
Konjufca tha të hënën për ‘Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa’ se VV’ja synon të formojë qeverinë me përfaqësuesit e pakicave jo-serbe.
I pari i Kuvendit shtoi se bashkëpunimi me partitë opozitare nuk është i mundshëm. Kjo, pasi që sipas tij, opozita ka qenë shumë agresive ndaj VV’së.
“Nëse është e nevojshme, ne do të takohemi si lider dhe do të vendosim për hapat e ardhshëm, por deri më tani partitë opozitare kanë marrë qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft të padrejta, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, ka thënë tutje ai.
Sidoqoftë, kjo gjuhë viktimizuese e Konjufcës duket se është larg gjuhës së egër të tij dhe udhëheqësit të VV’së, Albin Kurtit.
Konjufca kishte “elektrizuar” masën me një deklaratë përçarëse përgjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë euro, pas ankesës së paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për këtë deklaratë.
“A ka me u qeverisë në Kosovë mas 9 shkurtit shqiptarizmi edhe kombetarizmi shqiptar a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin, qikjo është dilema”, ishte deklarata e Konjufcës në tubimin e 23 janarit në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, ku sipas LDK-së, këtu ai për “qeverisjen bashkë me Beogradin” nënkuptonte opozitën, duke e parë si thirrje për nxitje dhe urrejtje.
“Sipas Panelit nga përmbajtja e deklarimit te kandidatit për deputet të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet gjuhë nxitëse dhe urrejtëse kundrejt të tjerëve në kuadër të fushatës zgjedhore dhe se kjo konsiderohet shkelje e rregullave zgjedhore në Kosovë, ngase veprimi i marrë në kohë të fushatës zgjedhore, konteksti dhe masa që i është drejtuar ka për qëllim të krijojë atmosferë tensioni ose të nxisë ndjenja të urrejtjes dhe te përçarjes”, thuhej në vendimin e PZAP’së.
Gjuha përçarëse e karakterizoi edhe kandidatin për kryeministër ndaj këtij subjekti politik. Vetëvendosje u dënua disa herë për gjuhën denigruese të Kurtit, të stilit “Lëdëkyhi, Pëdëkyhi“.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























