Lajme

Në QNR u vjen radha votave me kusht, KQZ pret që numërimi i stërzgjatur të përfundojë nesër

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 04 Mars 2025

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se presin që nesër të përfundojë procesi i numërimit të votave.

Ai tha se sot do të përfundojë numërimi i votave me postë, ndërsa ka nisur numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, që pritet të përfundojë nesër.

“Në QNR është në përfundim e sipër procesi i numërimit nga votimi jashtë vendit, respektivisht votimi përmes postës. Pra gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe pastaj edhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces do të bëhet sot dhe presim të përfundojë nesër”, tha ai.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy