Rozë

Prezantohen katër banorët e rinj të Big Brother VIP Albania 4

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 16 February 2025

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër kthesë në lojë me hyrjen e katër banorëve të rinj.

Viserlo, një këngëtar i ri në skenën muzikore shqiptare, Kelly, artisti i njohur i baladave, Rizarta, një influencuese e njohur në rrjetet sociale, dhe Ola, ish-konkurrente e “Për’puthen”, u bënë pjesë e formatit, duke sjellë energji të reja dhe dinamika të reja mes banorëve.

Hyrja e tyre u prit me kuriozitet dhe ngrohtësi nga pjesëtarët aktualë të shtëpisë, të cilët nuk ngurruan t’i përfshijnë menjëherë në biseda.

-Advertisement-

Kelly (Foto: Big Brother VIP Albania)

Banorët e rinj, nga ana tjetër, nuk vonuan të shprehnin përshtypjet e tyre për lojën dhe personazhet që i kanë ndjekur nga jashtë.

Disa prej tyre treguan menjëherë pëlqimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj banorëve që kanë qenë në shtëpi që nga fillimi.

Viserlo (Foto: Big Brother VIP Albania)

Kjo pritet të sjellë diskutime të reja dhe ndoshta edhe aleanca apo përplasje në ditët në vijim.

Rizarta (Foto: Big Brother VIP Albania)

Me katër konkurrentë të rinj, loja tashmë bëhet më e paparashikueshme, duke rritur tensionin dhe interesin e publikut për zhvillimet e ardhshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4. /Telegrafi/

Ola (Foto: Big Brother VIP Albania)

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy