Rozë

Katër banorë të rinj do të futen sonte në Big Brother VIP Albania 4

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 15 February 2025

Spektakli i madh i Big Brother VIP Albania 4 pritet të sjellë sonte një ndryshim të madh në dinamikën e lojës, pasi katër banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga producentja Sara Hoxha, e cila ka ndarë një pjesë nga skaleta e spektaklit të sotëm në InstaStory, duke lënë të kuptohet se hyrje të reja do të tronditin lojën.

Mungesa e disa banorëve si pasojë e daljeve të shumta me zarfa të zi dhe dorëheqjeve të papritura, duket se ka shtyrë produksionin që të sjellë fytyra të reja për të rritur konkurrencën dhe emocionet brenda shtëpisë.

-Advertisement-

Foto: Sara Hoxha/InstaStory

Ende nuk dihet se cilët do të jenë katër banorët e rinj, por publiku mezi pret të shohë se si hyrjet e reja do të ndikojnë në ekuilibrat dhe strategjitë e lojës.

A do të ketë surpriza? A do të krijohen aleanca të reja apo përplasje të forta? Mbetet për t’u parë në spektaklin e sotëm!

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy