Rozë

Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, ajo habit me reagimin

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 15 February 2025

Pas një periudhe të vështirë mes tyre, ku Gjesti e kishte injoruar totalisht dhe e kishte bërë Eglin të qante me dënesë, duket se dyshja më në fund ka arritur të rikthejë komunikimin.

Në mbrëmjen e djeshme, ata u panë duke biseduar sërish, me Gjesti që vazhdonte të fliste për ish-partneren e tij, Xhenetën.

Ai nuk kurseu kritikat ndaj saj, duke treguar se sa shumë ajo e kishte dëmtuar emocionalisht dhe se nuk e besonte sinqeritetin e saj.

-Advertisement-

Më vonë, kur të gjithë banorët ishin shtrirë për të fjetur, një moment i papritur ndodhi.

Gjesti ftoi Eglin në shtratin e tij. Pa hezituar fare, Egli, e buzëqeshur, kaloi menjëherë në shtratin e tij, duke e lënë pas tensionin e ditëve të fundit.

Ajo u shtri afër tij me një buzëqeshje vesh më vesh, gati për të kaluar natën pranë tij.

Nga larg, Valbona u dëgjua duke thënë me ironi: “Mos ju paftë syri i keq”.

Ndërsa Gjesti, i qetë dhe me humor, u përgjigj: “Po xhelozojnë”, transmeton Telegrafi.

Ky moment ka ndezur sërish diskutimet mes banorëve dhe ndjekësve, të cilët tani presin të shohin se si do të vijojë dinamika mes Eglit dhe Gjestit pas kësaj afërsie të re mes tyre.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy