“Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën”, Jozi del edhe me një reagim pas përjashtimit nga Big Brother
Autori: Gazeta inFokus
12:41 | 06 February 2025
Këngëtari Jozefin ‘Jozi’ Marku ka reflektuar pas reagimeve të shumta lidhur me deklaratën e tij në Big Brother VIP Albania, ku i është drejtuar Gjestit me fjalë fyese dhe të rënda.
Ai ka publikuar një video-selfie në Instagram, ku iu kërkon falje të gjithë shqiptarëve, veçanërisht familjes së Gjestit, për situatën që ka shkaktuar me komentet e tij të mëparshme.
Në video, Jozi shprehet se ndjen një detyrim shpirtëror dhe patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës, duke kërkuar falje publike për çdo keqkuptim të mundshëm. Ai thekson se qëllimi i tij nuk ka qenë asnjëherë të prekte dhe as të dëmtonte një plagë të tillë të përbashkët për shqiptarët.
Ai sqaron se përmendja e armikut ka qenë vetëm një shembull negativ, për të treguar se nuk duhet të ndiqen rrugë të tilla, dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me shqiptarët.
“Ndjej një detyrim shpirtëror patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj familjes Gjestit, për t’iu kërkuar falje publike për këtë situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekë plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ, për të treguar se nuk duhet të jemi ata që ndjekim këtë rrugë. Kjo shprehje nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e du me shpirt dhe me respekt për gjithë vuajtjet që ka kaluar”, tha Jozi në video.
Në mbishkrimin e videos, Jozi e mbyll postimin me fjalët: “Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën”, duke shprehur dashurinë dhe respektin e tij të thellë për Kosovën dhe historinë e saj.
Ky reagim ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili ka pritur me interes faljen e këngëtarit, dhe për shumëkënd ka shërbyer si një moment reflektimi për rëndësinë e kujdesit dhe respektit në trajtimin e temave të ndjeshme.

T� tjera
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...






























