Lajme

Naser Rafuna fton qytetarët të përkrahin Jeta Rafunën: Unë jam apolitik por numri 45 i LDK-së meriton të votohet

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 02 Shkurt 2025

Artisti i njohur kosovar, Naser Rafuna përmes një reagimi publik ka kërkuar nga qytetarët që të përkrahin kandidaten për deputete të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafunën.

Duke shtuar se ai personalisht është apolitik dhe se nuk mbështet asnjë parti, ka bërë thirrje që ndjekësit e tij që votojnë LDK-në të votojnë numrin 45, për një votë të merituar.

Ai ka ndarë me publikun që Jeta Rafuna është e afërme e tij dhe se pikërisht pse e njeh nga afër fuqinë dhe karakterin e saj ka kërkuar nga të tjerët që ta votojnë.

-Advertisement-

Madje ai ka thënë se një karakter si Jeta i sinqertë dhe pa hipokrizi nuk i takon kësaj jete politike, sepse ideali dhe ambiciet e saj janë përtej menqurisë politike.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Une për vehti jam A-Politik, pra skam qenë asnjëherë dhe nuk jam në asnjë pari politike.

Por ju miq, që jeni me partinë e kushës time

ose do ta votoni partinë në fjalë…e keni një numër 45 që e meriton të votohet për shumë arsye e unë po ju kallxoj raportin tim me personin që mbartë këtë numër: Jeta Rafuna është e afërmja jem dhe si njeri, karakter i fortë , e afërt , e dashur dhe e zoja…dhe kjo din me qenë afër kur të gjithë të rrijnë larg. Kjo ka një të “metë” që si vetí , nuk i takon politikës, pra është e sinqertë dhe ska hipokrizi në Jetën. Ambicja dhe ideali i saj janë përtej mencurisë aktuale politike.

Zoti të ndihmoftë motra jonë Jeta Rafuna – Hasani, dhe lus Zotin kur te futësh në ato banka të parlamentit, të mos votosh cdo lloj ligji e llymi që vjen prej Sorosave dhe qarqeve të huaja të ngjajshme ose të përafërta për shkatërrimin e të ardhmës së fëmijëve tanë, familjës dhe ardhmërisë së popullit tonë, pra dije se , gjithcka që kundërshton Zotin e Hidhëron Atë dhe pasojat janë të mëdha në dy botërat. ( ta thashe publikisht se sdijmë na Rafunt e Gashve të Gurit me fol ndryshe ).

Love YOU ❤️💋🥰

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy