Lajme

Zemaj publikon mesazhet: U ndal shërbimi 24 orësh për pacientët me sulm në tru por drejtoresha e Radiologjisë më e interesuar për fushatën e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 31 Janar 2025

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pasi në Qendrën Stroke të Klinikës së Radiologjisë në QKUK sot është ndalur shërbimi 24 orësh për pacientët me sulm në tru.

Ai theksoi se këto shërbime janë ndërprerë për shkak të këtij menaxhmenti të Ministrisë së Shëndetësisë me grupet e interesit që tregojnë që qëllimi kryesor i tyre është pasurimi dhe jo shërbimet e duhura për pacientin.

“Pushteti antipacient, pushteti antiqytetarë, pushteti i mashtrimit dhe abuzimit, jo që nuk kënaqet nga ndërhyrjet dhe instalimi i njerëzve militant në pozita por edhe keqmenaxhon e dëmton shëndetin publik.  Shërbimi i domosdoshëm “shërbimi i Trombektomisë në Qendrën Stroke, të Klinikës së Radiologjisë”, i cili duhet të funksionoj 24/7, është ndërprerë sepse lidhjet e këtij menaxhmenti të MSH-së me grupet e interesit tregojnë që qëllimi kryesor i tyre është pasurimi dhe jo shërbimet e duhura për pacientet me xhepin e varfur të tyre”, ka shkruar Zemaj.

-Advertisement-

Zemaj madje ka publikuar edhe mesazhe të siç shihet në pamje drejtoreshës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza e cila i’u shkruan në viber specializantëve që nëse janë të interesuar të takohen me kryeministrin, Albin Kurti, duke e akuzuar që më shumë po kujdeset për fushatën e Kurtit se sa për shërbimet në Klinikën që ajo udhëheq, shkruan Gazeta Infokus.

“Drejtoresha e VV-së më shumë është e interesuar për fushatën e Kurtit, si klientelë së sa për kujdesin ndaj pacientit. 600 mijë euro blerje nga buxheti i shtetit por shërbimin pacientet detyrohen ta marrin në institucionet private. Kjo klikë bashkë me abuzimet, përfundon me 9 shkurt, dita kur profesionistët shëndetësor, pacientët dhe qytetarët e Kosovës do iu japin përgjigjen e merituar”, ka shkruar tutje Zemaj.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy