Lajme

Bedri Hamza në Bonevet: Arsimit ia shtojmë vlerën me njohuri në teknologji dhe fusha digjitale, i përkrahim nismat e tilla

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 30 Janar 2025

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot qendrën Bonevet në Mitrovicë.

Hamza ka thënë se arsimit do t’ia shtojmë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e punës, në teknologji dhe fusha digjitale, si këtu në Mitrovicë.

“BONEVET është një qendër e shkëlqyeshme e edukimit në Mitrovicë, që inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit t’i identifikojnë talentet dhe zhvillojnë aftësitë e tyre. Njëkohësisht me rritjen 50% të pagave për mësuesit dhe arsimtarët, shumë me rëndësi është t’i përkrahim edhe nismat në sektorin privat. Arsimit do t’ia shtojmë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e punës, në teknologji dhe fusha digjitale, si këtu në Mitrovicë.

-Advertisement-

MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy