Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Autori: Gazeta inFokus
20:49 | 22 January 2025
Për ish-këshilltarin për Siguri Kombëtare të Donald Trump, John Bolton, rikthimi i manjatit amerikan si President, mund t’i hapë rrugë një njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Bolton në një intervistë për A2 CNN tha se Trump mund t’i japë një zgjidhje finale situatës, nëse ai nis të shohë mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit, si çështje prej të cilave mund të rrëmbejë merita dhe vlerësime.
“Mendoj se kjo është e mundur. Nëse ai do ta shihte këtë si diçka nga e cila mund të marrë merita, mendoj se do t’i kushtonte vëmendje menjëherë. Ky është një problem shumë kompleks, dhe kjo zakonisht nuk e tërheq atë, por mendoj se do të tërhiqet nga çështjet e sigurisë në Evropën Lindore në përgjithësi për shkak të luftës në Ukrainë. Duke marrë parasysh një sërë faktorësh destabiliteti, përfshirë Moldavinë me Transnistrian, mosmarrëveshjet për tubacionet që vijnë nga Rusia dhe gazin natyror drejt disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, mendoj se do të ketë përqendrim në rajonin si tërësi. Kjo më sugjeron se ky është një moment i mirë për të zgjidhur sa më shumë mosmarrëveshje të vjetra. Prandaj, një interes nga ana e Trump nuk është i pamundur, ndoshta që në fillim të administratës së tij”, u shpreh Bolton.
Sipas ish-këshilltarit të Trump, interesi i Presidentit për situatat e mbartura nga e shkuara në Ballkan do vijojë edhe me administratën e re, ashtu siç ndodhi në mandatin e parë.
“Mendoj se interesi që u shfaq gjatë mandatit të parë të Trump për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mbetura në Ballkan ishte një prioritet i lartë. Dhe është edhe më e rëndësishme tani, në kontekstin e luftës që vazhdon në Ukrainë”, tha Bolton.
Sa i përket shqetësimit në rritje në Kosovë për kthimin e Trump dhe një ripërfshirje të mundshme të Richard Grenell në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Bolton tha se roli i ish-emisarit të tij mbetet ende i paqartë.
“Këto janë pyetje shumë të rëndësishme, dhe thjesht nuk e dimë ende. Pozicioni i Grenell nuk ka ekzistuar më parë. Ai dëshironte të bëhej sekretar i shtetit gjatë administratës së dytë të Trump. Natyrisht, kjo nuk ndodhi. Marrëdhënia e Grenell me Marco Rubio, i cili do të jetë sekretar i shtetit, është shumë e paqartë. Në fakt, ka shumë pasiguri për rolet dhe përgjegjësitë në Departamentin e Shtetit në këtë moment. Marco Rubio u konfirmua nga Senati dhe u betua si sekretar i shtetit. Mund të kemi disa qartësi së shpejti. Nëse mosmarrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë një nga prioritetet e Grenell, është e vështirë të thuhet. Por, siç përmendët, ai kishte përgjegjësi në fund të mandatit të parë të Trump. Unë do të thosha se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë ose kudo tjetër, nëse palët e përfshira nuk bien seriozisht dakord. Edhe nëse Grenell do te jete përgjegjës për këtë çështje dhe favorizon Serbinë, është e rëndësishme të kuptohet se përpjekja për të imponuar një zgjidhje mbi Kosovën ose e kundërta, thjesht nuk do të funksionojë”, nënvizoi Bolton.

Të tjera
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...
-
Hidhet poshtë kërkesa për ulje të dënimit të vëllezërve Menendez
Prokurori i lartë i qarkut të Los Anxhelos tha se kishte tërhequr rekomandim ...
-
Osmani nesër pret në takim Rutte, më pas do të dalin në konferencë për media
Zyra e presidentes Vjosa Osmani njofton se nesër presidentja pret në takim Se...
-
Blerina Gashi nga klubi i xhudos “Trepça” fiton medalje të bronztë në garën në Turqi
Në kompeticionin e organizuar në Antalia të Turqisë ku morën pjesë 24 shtete,...
-
Arrestohet një person në Skenderaj, ekspozoi ạrmën në rrjetet sociale
Një person është arrestuar në Skenderaj, i cili dyshohet se ka ekspozuar armë...
-
Fillon rinumërimi i votave nga 50 vendvotime- KQZ publikon disa fotografi
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të fl...
-
Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i mbytur 50-vjeçari në Sarandë
Trupi i pajetë i një personi është gjetur pasditen e së hënës në bregdetin e ...
-
Vizita në Kosovë, shefi i NATO-s “do të ofrojë garanci se KFOR-i mbetet pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave amerikane”
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NAT...
-
Vonesat në numërim e dyshimet për manipulim të votës, Cakolli: I domosdoshëm digjitalizimi
Eugen Cakolli, nga Instituti i Kosovës për Demokraci, ka shkruar në lidhje me...
-
Petkoviq i reagon Konjufcës: Me të drejtë e cilëson Rashiqin joserb, atë e futi Kurti në Parlament
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka komentua...
-
Kosova bëhet me Dhomën e Sigurt për viktimat e dhụnës seksụale gjatë lụftës
Në një dhomë me ngjyra që ngjan në ambient shtëpiak, tani e tutje do të dëgjo...
-
Komuna e Mitrovicës me thirrje për qytetarët kur vizitojnë Parkun e Energjisë së Erës në Bajgorë: Mbani distancën minimale prej 500 metrash
Komuna e Mitrovices u bën thirrje qytetarëve të mbajnë distancën minimale pre...