Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Autori: Gazeta inFokus
08:33 | 21 January 2025
Në 19 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugova, nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh:
Në orën 09:00, Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, do të bëjnë homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani.
Në orën 11:00, do të mbahet Ceremonia Përkujtimore për nder të Presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të Ceremonisë do të hapet Ekspozitë e fotografive të Presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka.
Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.
Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.
Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004.

Të tjera
-
BE thotë se Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit duke kundërshtuar statusin e mysafirit special të Kosovës në KiE
Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, me ...
-
SBASHK uron mësuesit për 7 Mars: Disa nga ju po dilni në pension, duke marrë vetëm pensionin e pleqërisë
SBASHK ka uruar mësimdhënësit për 7 Mars – Ditën e Mësuesit. Në urimin e tyre...
-
Kafiteritë në Kanada ia ndërrojnë emrin kafesë amerikane, e emërojnë ‘Canadiano’
Në përgjigje të komenteve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Kanadan...
-
Florian Dushi emërohet nënkryetar i Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se Florian D...
-
Vrạsje në tentativë në Prishtinë, sụlmohet me ạrmë zjarri një veturë
Dy persona të dyshuar kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht, ku njëri nga të dys...
-
Spahiu: Ka vetëm një skenar për Qeverinë e re ‘’Kurti-Limaj-Rashiq’’ këta e formojnë
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, shprehet i bindur se Qeverinë e re e form...
-
Djali rrạh nënën në Podujevë
Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Podujevë. Një grua ësht...
-
Abdixhiku: Angazhimi i mësimdhënësve, gurthemel në ndërtimin e shtetit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 7 mars...
-
Hapja e shkollë së parë shqipe, Historiani: Sulltanin e bindi Sami Frashëri
7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen...
-
Trump u thotë aleatëve të NATO-s t’i rrisin shpenzimet, nëse duan mbështetjen e SHBA-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka vënë në dyshim gatishm...
-
Sot në Kosovë festohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Sot, më 7 mars, në Kosovë dhe mbarë trevat shqiptare shënohet Dita e Mësuesit...
-
“Mund të ketë rinumërim të votave dhe lëvizje të përqindjes dhe numrit të deputetëve”
Analisti politik dhe ish kreu i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë se deri tek ce...