Inaugurimi i Trumpit, Dërguti: Mungesa e krerëve institucionalë, shqetësuese e alarmuese për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
18:35 | 19 January 2025
Opinionistja Aida Dërguti në lidhje me ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump, tha se fakti që krerët e shtetit s’do të jenë pjesë e tij, tregon se institucionet tona janë ekskomunikuar zyrtarisht.
Ajo është shprehur se kjo ceremoni është hapi i parë i vendosjes së marrëdhënieve me presidentin e ri.
“Fakti që krerët institucional nuk kanë marrë ftesë, apo nuk do të jenë pjesë e ceremonisë inauguruese, tregon se institucionet tona janë ekskomunikuar zyrtarisht dhe duhet poashtu sqaruar opinionin se edhe po të ishte administrata e re, apo edhe po të fitonin demokratët, do të ndodhte e njëjta gjë, sepse i kemi parë përgjatë këtyre viteve, përveç asaj që u përmend, sjelljës së kryeministrit në raport me zyrtarët më të lartë amerikanë të politikës së jashtme e deri tek deklara e ambadorit Hovenier, ku i thotë qartazi “mos urinoni para klubit ku dëshironi të anëtarësoheni”.
“Nuk ka të bëjë vetëm me presidentin Trump. Me gjithë përpjekjen që tërë kohën të paraqitnin, apo të provonin të menaxhonin raportet dhe përpjeket duke thënë gjithmonë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miq të popullit të Kosovës” dhe na paralajmëronin për raportet jo shumë të mira përgjatë këtyre katër viteve që kishin me krerët institucional”.
“Kjo ceremoni inauguruese është hapi i parë i vendosjes së marrëdhënieve me presidentin e ri, pra ftohet krerët e shteteve, kryesisht shtetet mike janë në vend të veçantë, pra para gjitha tjerave, por edhe shtetet e tjera me të cilat nuk qëndrojnë shumë mirë, por përpiqen që të rregullojnë marrëdhëniet e tyre”, u shpreh ajo.
Dërguti tha se mungesa e krerëve institucional është shqetësuese dhe është alarmuese për Kosovën, përcjell Klankosova.tv.
“Po në këtë rast, mungesa e krerëve institucional është shqetësuese dhe është alarmuese për Kosovën. Është mirë që kanë marrë ftesë disa nga biznesmenët dhe lobi amerikan është aktivizuar, po e bën punën e vet, mirëpo kjo t’i kujton vitet e 90-ta, kur ne ishim në një situatë krejtësisht tjetër dhe të gjitha përpjeket e angazhimet i bënte lobi në mungesë të institucioneve të mirrëfillta dhe tani për herë të parë ndodh kjo që asnjë nga krerët institucional nuk ftohen”, u shpreh tutje ajo.

Të tjera
-
Edhe një muaj deri në përfundimin e dëshmitarëve të Prokurorisë në Hagë
Ka mbetur edhe një muaj deri në përfundimin e dëshmitarëve të Prokurorisë në ...
-
Befasi në renditje – dhjetëshja më e votuar nga secila parti nga numërimi i 77.54 % e votave me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave me postë, p...
-
Osmani i kërkon ambasadorit të BE-së largimin e masave ndaj Kosovës, thotë se po i dëmtojnë qytetarët
Presidentja Vjosa Osmani e priti sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropia...
-
Rama nga Berlini: Nëse doni të ndiheni si Perëndi, vizitoni Shqipërinë
“Vitin e shkuar Shqipëri priti 12 milionë turistë teksa shifrat e janarit dhe...
-
Shefi i NATO’s telefonatë me Vuçiqin: E rëndësishme të punojmë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, ju pres në Bruksel
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, ka zhvilluar një telefonatë me...
-
Von der Leyen do të prezantojë planin e “riarmatimit të Evropës” më 4 mars
Komisioni Evropian synon që nesër të parashtrojë një plan evropian të riarmat...
-
AP citon Zelenskyn duke thënë se “fundi i luftës është shumë larg”, reagon Trump: Deklarata më e keqe që mund të bëhej, Amerika s’do të durojë gjatë
Liderët evropianë janë duke bërë përpjekje të marrin kontrollin e negociatave...
-
Bashkëshorti i Albulena Haxhiut has në vëllain e Gani Gecit te Qendra e Numërimit dhe Rezultateve
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot ka ndodhur një tjetër incide...
-
Suksesi i Gjykatës Kushtetuese: Ambasada Gjermane e falënderon ish-kryetaren Gresa Caka-Nimani
Pasi Kosova është pranuar në Konferencën Evropian të Gjykatave Kushtetuese, A...
-
Garë e ngushtë në LDK, katër kandidatë po luftojnë për dy pozita për deputetë
Lidhja Demokratike e Kosovës, po vazhdon të përformoj mirë me votat me postë....
-
Zelensky: Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është shumë e rëndësis...
-
Rezultati i votave me postë, VV 52%, LDK 30%, PDK afër 10%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatetet nga numërimi i 77.54...