Numri 10 i AAK-së në Deçan: Me ne rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt, këto janë tre arsyet pse duhet të na besoni

Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 19 January 2025
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i cili garon në zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 10, ka publikuar pamje nga tubimi i kësaj partie në Deçan.
Tahiri është shprehur i emocionuar me pjesëmarrjen e madhe të rinisë në këtë tubim dhe ka thënë se me AAK-në rinia e Kosovës ka një të ardhme të sigurt.
Ai ka thënë se është në Deçan për të dërguar tre porosi, shkruan Gazeta Infokus.
“Me ne Rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurte Sot, në këtë tubim madhështor të Degës së Aleancës në Deçan, me një rini të mrekullueshme, nuk jam për t’iu treguar se sa i mirë, sa udhëheqës i fortë, e sa i devotshëm është, Ramush Haradinaj. Sepse, ju e dini më mirë, është njeriu dhe vëllai i juaj. Jam këtu në Deçan, nga vendi ku rinia e këtij qyteti ka luftuar për liri në kohë të vështira, një rini e cila ka një angazhim të madh profesional, për të çuar tri porosi rinisë së Kosovës dhe për të kërkuar besimin tuaj: E para, pse AAK-ja me koalicionin e vetë, me kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradinaj, del faqebardhë para qytetarëve të Kosovës. Sepse, në çdo përgjegjësi që e kemi pasur, si në nivelin qendror – dy herë kur ka qenë kryeministër, Ramush Hardinaj, edhe në kohën kur ka qenë lider i opozitës dhe në të gjitha përgjegjësitë që i kemi në komuna, në asnjë moment, askujt si kemi bërë dëm”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa kandidatit për deputet ka thënë se vendimet e Ramush Hradinajt si kryeministër do të jetojnë aq sa do të jetojë edhe shteti i Kosovës, vendimi i ndaljes së projektit që rrezikonte shkëmbimin e territoreve.
“Me vendimet që i ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj, pra vendimet e tij do të jetojnë aq sa jeton shteti i Kosovë. Do të jetojë më Ushtrinë, me pavarësinë energjetike, me mundësitë që ia kemi krijuar vendit, me taksën 100% dhe me ndaljen e projektit më të rrezikshëm për Kosovës – shkëmbimin e territoreve. Nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë. I dalim faqebardhë secilit qytetarë, për shkak se kurrë Ramush Haradinaj nuk ka bërë dallim, të gjitha investimet komunale që sot i gëzojnë qytetarët që udhëhiqen nga komunat tjera, kanë qenë të miratuara në qeverinë e Ramush Hardinajt” shkruan Tahiri.
Ai na porosinë e dytë ka dhënë arsyet se pse Ramush Haradinaj dhe numri 137 është e ardhmja për Kosovëën/
“Çështja e dytë, lidhet me atë që është më e rëndësishmja sot – pse kryeministri ynë është ndryshimi dhe e ardhmja e sigurt? Sepse, në numrin 137 janë gratë dhe burrat më të devotshëm që ka ky vend. Prej numrit 1 deri në 110 janë gra dhe burra të dëshmuara në detyrën e vetë, në punën e vetë në secilin funksion që kanë pasur, mirëpo edhe në familjen e vetë. Janë njerëz që besimin e trajtojnë si të shenjtë”, ka deklaruar shefi i GP të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Për fund ai ka ndarë me rininë edhe cështjen e tretë se pse duhet ti jepet besimi subjektit politik me të cilin ai garon e pjesë e të cilit është për vite me radhë.
“Çështja e tretë, pse rinia e Kosovës duhet t’i besojë AAK dhe Ramush Haradinaj? Për shkak se numri 137 – programi ynë zgjedhor, është garancia që secili i ri dhe secila e re do të gjejë një të ardhme të sigurtë në këtë vend, pa u ndjerë të diskriminuar. Programet tona janë konkrete dhe do të kthejnë besimin në shtet, sovranitet dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë”, pëfundon Tahiri./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Rama ultimatum deputetëve të PS: Lini mandatin, pastaj bëni avokati publike për këdo. Asnjë koment cenues për SPAK
Mesazhi i Ramës i disponuar nga burimet e gazetarit të Top Channel, Muhamed V...
-
NATO vazhdon patrullimin në Detin Baltik, pas këputjes së kabllove
Pas disa incidenteve që përfshinin dëmtimin e kabllove nënujore në Detin Balt...
-
Meloni: Unë mund të jem urë për Trump
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, është ofruar të luajë një rol në ndër...
-
Vëllai i Unikkatilit dyshohet se humbi jetën nga mbi doza
Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria të Pri...
-
Prishtina, në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina, gjatë ditës së diel po renditet e 40-ta në botë, sa i përket ndotj...
-
Bitcoin pësoi rënien më të madhe që nga 2022-a
Bitcoin ka regjistruar humbjen e tij më të madhe mujore që nga qershori i vit...
-
581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Haradinaj: Rreshtimi i duhur në histori para 581 vitesh, i shpëtoi tokat arbërore
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
“Dhjetë hapa para tjerëve”, Trump e shpërndan postimin ku thuhet se po e mbron Ukrainën pa e futur SHBA’në në luftë -detaje
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, shpërndau në pl...
-
U gjet pa shenja jete vëllau i Unikatilit, policia jep detaje
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, njoftoi se sot, ...
-
Serbja e arrestuar për spiunazh dyshohet se ishte punëtore e OSBE-së, reagon organizata
Të premten e 28 shkurtit, Jelena Gjukanoviq, u arrestua në regjionin e Mitrov...
-
Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllau i Unikatilit
Një rast i rëndë ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë, ku një person ës...
-
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të votojnë kandidatët shqiptarë në Hamburg
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgimtarëve në Gjerma...