Barduani: Deri në një zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në Urën e Ibrit
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 14 January 2025
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka thënë se çdo prani e FSK-së në veri të Kosovës, kërkon miratimin paraprak të KFOR-it.
Në bazë të vlerësimit të sigurisë, komandanti i KFOR-t thotë nuk ka dhënë një miratim të tillë, as në rastin e sulmit në Ibër-Lepenc, e as në atë të Banjskës.
KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në urën kryesore të Ibrit dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth, ka thënë Barduani. Kjo, siç ka potencuar ai derisa të arrihet një zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Situata në Kosovë mbetet e qetë, por e ndjeshme, me ekspozim të vazhdueshëm ndaj përshkallëzimit të mundshëm, vlerëson ai.
“Incidente të izoluara ende mund të ndodhin. Parandalimi i plotë i incidenteve të tilla është kompleks, sepse ato shpesh përfshijnë elementë kriminalë ose terroristë që veprojnë në mënyrë të fshehtë dhe të paparashikueshme,” thotë Barduani.
Por KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në veri të Kosovës, duke siguruar, siç thekson ai, një mjedis të sigurt dhe stabil.
“Mbështetja e institucioneve vendore dhe ruajtja e paanshmërisë, duke qenë plotësisht e përgatitur për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të sigurisë”, tha komandanti.
Barduani në një intervistë për Kossev, ka thënë se është me rëndësi kyçe shmangia e retorikës dhe veprimeve që mund të rrisin tensionet, pasi kjo do të kërcënonte sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe do të ndikonte negativisht në të gjitha komunitetet, tha ai gjithashtu.
KFOR disa herë ka përsëritur se për situatën aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të ketë vetëm një zgjidhje dhe ajo është politike.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...