Plani i Rritjes, Orav tregon kur do të bëhen pagesat e para – ka një mesazh për Kosovën se si ta shfrytëzojë
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 03 January 2025
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se BE’ja dëshiron të shohë një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, ashtu që të gjitha komunitetet të jetojnë së bashku në siguri dhe qetësi, të ndihen të përfaqësuara siç duhet nga ata që janë në detyrë dhe të marrin kujdesin e duhur nga shërbimet publike.
Në një shkrim autorial të publikuar sot, Orav ka folur edhe për përkrahjen financiare prej 6 miliardë euro që BE-ja do të japë për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes Planit të Rritjes. Ai ka treguar edhe kur do të realizohen pagesat e para, derisa i ka dhënë mesazh Kosovës që të shfrytëzojë këtë mundësi, të zbatojë Agjendën e saj të Reformës dhe të afrohet më shumë me BE-në,.
“Plani i Rritjes gjithashtu do të inkurajojë reformat e lidhura me BE-në, pasi pagesat në kuadër të Reformës dhe “Groëth Facility” do të bëhen pas përfundimit të hapave të dakorduar të reformës të përcaktuara në Agjendën e Reformës së Kosovës. Në total, më shumë se 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformës. Me këtë në mendje, mesazhi im për Kosovën është të shfrytëzojë plotësisht Planin e Rritjes, të zbatojë Agjendën e saj të Reformës dhe të afrohet më shumë me BE-në. Zgjerimi është një proces i bazuar në merita, dhe ritmi i integrimit është gjithashtu në duart e Kosovës. Ai do të varet nga gatishmëria dhe përvoja e saj në zbatimin e reformave të nevojshme”, ka shkruar Orav.
Ai ka sqaruar se procesi i reformave nuk është vetëm për marrjen e fondeve apo anëtarësimin në BE, duke shtuar se do të vazhdojnë mbështetjen në këtë proces.
“Ai ka të bëjë me zbatimin e reformave demokratike dhe ekonomike për një Kosovë më të mirë; ka të bëjë me sigurimin e një jete më të mirë për popullin e Kosovës. Në këtë frymë, BE-ja gjithashtu dëshiron të shohë një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, një vend ku të gjitha komunitetet të jetojnë së bashku në siguri dhe qetësi, të ndihen të përfaqësuara siç duhet nga ata që janë në detyrë dhe të marrin kujdesin e duhur nga shërbimet publike”, ka deklaruar Orav.
Të tjera
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...